Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ka filluar pastrimin dhe hapjen e përrockës që përshkon qytetin e Vitisë në drejtim të Pozheranit.
Nexhmedin Jakupi, drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë tha se kjo drejtori do të vazhdojë edhe në të ardhmen që edhe përrockat tjera të pastrohen.
Vlen të përmendet se këto ditë ka filluar projekti për hapjen e disa përrockave tjera në territorin e komunës tonë.