Komuna e Vitisë vazhdon me aksione të pastrimit

Komuna e Vitisë vazhdon me aksione të pastrimit

Komuna e Vitisë vazhdon me aksione të pastrimit. Vendi i njohur me emrin “Të pishat” në Tërpezë pritet të shëndrrohet në një park për pushim dhe rekreacion

Komuna e Vitisë ka vazhduar me aksione të pastrimit. Kësaj radhe përfaqësues të insitucioneve komunale të Vitisë së bashku me banorët e fshatrave Tërpezë dhe Zhiti dhe vullnetarë të tjerë kanë ndërmarrë një aksion i pastrimit tek vendi i quajtur “Të pishat” në Tërpezë të Vitisë.

Sipas përfaqësuesve të komunës në këtë vend ka filluar edhe rregullimi i parkut i cili përveç se do të ofrojë mundësi të mira për pushim dhe piknik do të jetë edhe një vend i rekracionit i cili do të pajiset po ashtu me fushë sportive.

Ndërkaq në këtë pjesë pritet të mbjellën po ashtu drunjë dekorativ si dhe do të vendosën shportat për mbeturina.

Sipas Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti kjo komunë përveç se dëshiron me këtë të krijoj hapësirë gjelbruese për qytetarët vitias do të ndikoj përmes saj edhe në zhvillimin e Ekoturzimit.

Përndryshe, komuna e Vitisë gjatë gjithë këtij viti ka zhvilluar aksione të pastrimit, krijimit të hapësirave gjelbruese për qytetarët por ka marrë edhe masa në parandalimin e shkatërrimit të pyjeve.

Kjo gjë u bë pasi që kryetari Haliti ka marrë dy vendime për këtë çështje të cilat janë duke u implementuar në territorin e kësaj komune.

KOMENTE