Përfaqësues të AgroGroup Fauna kanë bërë me dije se nga sot e deri më 11 maj do të realizohet faza e parë e vaksinimit kundër sëmundjes së tërbimit të kafshëve të egra.
Tërbimi është një prej sëmundjeve më të rrezikshme për kafshët dhe njeriun. Burimi kryesor i tërbimit janë dhelprat.
Infeksioni nga kafshët e egra mund të kalojë edhe tek qentë endacakë dhe në këtë mënyrë të kalojë tek kafshët shtëpiake dhe tek njerëzit
Projekti do të realizohet nga data 07 maj deri më datë 11 maj. Vaksinimi kryhet nga ajri ku aeroplanët do të hedhin në mënyrë të kontrolluar një lloj vaksine që është futur në ushqim të posaçëm për dhelprat.
Ky proces do të kryhet në të gjithë territorin e vendit, përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore.
Ky projekt implementohet në vendin tonë nga konzorciumi AgroGroup Fauna & Bioveta a.s nga Çekia si kontraktues të BE-së, zyra në Kosovë.