DYLON

Vitia dhe GIZ nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për menaxhim të mbeturinave

Vitia dhe GIZ nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për menaxhim të mbeturinave
Avatar photo Redaksia

U nënshkrua marrëveshje mirëkuptimi në mes të kryetarit të komunës së Vitisë dhe përfaqësuesve të Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të sigurohet bashkëpunimi i dakorduar dhe i ngushtë midis palëve nënshkruese.

Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunim në fushat e planifikimit të menaxhimit të mbeturinave të ngurta, që përfshinë hartimin e Planit Komunal të Menaxhimit të Mbeturinave, hartimin e rregullores komunale për menaxhim të mbeturinave, krijimin e një sistemi për mbledhjen e mbeturinave të ndërtimit dhe rrënimit dhe fraksioneve të mbeturinave për tu ndarë.

EkoHigjiena

Gjithashtu, parasheh reforma institucionale dhe administrative, që përfshijnë modelin e operatorit, krijimin e një njësie/emërimin e një zyrtari për menaxhim të mbeturinave dhe përforcimin e inspektoratit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.