“Investimet në infrastrukturën rrugore të fshatrave të Komunës së Gjilanit po vazhdojnë. Në Dobërçan, ka nisur ndërtimi i tetë rrugëve, të cilat do ta lehtësojnë jetën e banorëve”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Për t’i parë nga afër punimet, ai ka dalë bashkë edhe me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Kushtrim Ibrahimin, për të premtuar vëmendje e gjithëpërfshirje për të gjithë.
I pari i Komunës së Gjilanit, tha se me një vlerë prej rreth 100 mijë euro, ka filluar ndërtimi i tetë rrugëve në fshatin Dobërçan.
“Vëmendje e merituar për fshatrat e komunës sonë. Dhjetëra projekte po zhvillohen paralelisht, duke siguruar gjithëpërfshirje për lagjet dhe fshatrat tona”, ka thënë kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/