Në Kamenicë, ka filluar realizimi i projektit “Mbushja e gropave me asfalt”, në rrugë lokale. Ky projekt kapë vlerën prej 10 mijë eurosh dhe komisioni komunal ka bërë identifikimin e të gjitha lokaliteteve ku duhet të intervenohet.
Nënkryetari i komunës, Faton Jakupi tha se ky intervenim është i dosmosdoshëm edhe pse buxheti komunal nuk është i mjaftueshëm për intervenim në të gjitha zonat.
Sipas tij, për vitin 2019 do të planifikohet një shumë më e madhe në mënyrë që të intervenohet në të gjitha rrugët lokale të asfaltuara.