DYLON

Ministri Lekaj: Investimet në infrastrukturën e QKUK-së të domosdoshme

Ministri Lekaj: Investimet në infrastrukturën e QKUK-së të domosdoshme
Avatar photo Redaksia

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, mori pjesë në fillimin e rregullimit dhe asfaltimit të rrugëve brenda hapësirave të QKUK-së.

Ky investim i Ministrisë së Infrastrukturës, po realizohet me qëllim që infrastruktura rrugore e këtij institucioni të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, të ketë parametra dhe standarde evropiane.

Ministri Lekaj tha se është i lumtur që falë mundësisë së dhënë po bën diç në përmirësimin e infrastrukturës së këtij institucioni të cilit i ka takuar edhe vet.

EkoHigjiena

Rregullimi i këtyre rrugëve do të kushtojë mbi 180 mijë euro, me gjatësi afro 2.4 kilometra dhe do të përfundojë brenda 15 ditësh.

Ndërkaq ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili dhe drejtori i QKUK-së Basri Sejdiu, e falënderuan ministrin për këtë investim domethënës për QKUK-në dhe pacientët e saj.

Ky investim i MI-së plotëson kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të qytetarëve, për rrugë të asfaltuara brenda këtij institucioni.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.