Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut në Kamenicë, sot ka filluar Javën kundёr braktisjes sё shkollimit, e cila do të zgjasë deri më 20 nёntor 2020.
Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, kjo javë në Kamenicë do të shënohet me aktivitete sensibilizuese simbolike, vizita nё shkolla, shoqёruar me materiale promovuese.
NJKDNJ-së, rekomandon që secili punonjës në arsim, prindër dhe gjithë komuniteti, të adresojnë secilën sfidë që ndikon në mosvijimin e mësimit nga fëmijët tanë, në mënyrë që të ketë reagim të shpejtë institucional për të zgjidhur problemet.
Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati ka thënë se NJKDNJ do të punoj nё vazhdimёsi nё ngritjen e kapaciteteve dhe pёrkushtimit institucional nё realizimin e tё drejtёs pёr arsim, pa dallim gjinie, etnie a gjendje tjetёr.
“Java kundër braktisjes së shkollimit është ndёrlidhur me Pёrvjetorin e Konventёs pёr tё drejtat e fёmijёs, meqё java nё esencё e adreson tё drejtёn pёr arsim. NJKDNJ do të punoj nё vazhdimёsi nё ngritjen e kapaciteteve dhe pёrkushtimit institucional nё realizimin e tё drejtёs pёr arsim, pa dallim gjinie, etnie a gjendje tjetёr”, tha ajo.
Sikur MASHT-i, edhe NJKDNJ bën thirrje për sensibilizimin e të gjitha institucioneve përgjegjëse: arsimore, shëndetësore, sociale, etj, bashkë me komunitetin e prindërve dhe grupet tjera të interesit, për t`u mobilizuar në parandalim, identifikim, raportim, referim dhe trajtim efikas të rasteve të braktisjes së shkollimit! /2LONLINE.com/