(2L ONLINE) – Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani me drejtorin e Bujqësisë, Islam Isufi dhe zyrtarë tjerë Morën pjesë në solemnitetin e fillimit të korrje-shirjeve në këtë komunë.
“Unë çmoj punën e juaj që e bëni, edhe këtë vit qeveria ka ndarë subvencione për bujqësinë dhe në veçanti për mbjelljen e grurit, ne si komunë kemi mbështet bujqit me 82 makina mjelëse dhe do të vazhdojmë me mbështetjen edhe ne kulturat tjera bujqësore. Kjo fushatë do të rrjedhë pa problem,si dhe do të kryhet në kohen e duhur”, ka thënë kryetari i komunës Begazd Sinani.
Drejtori i Bujqësisë Islam Isufi tha se në Komunën e Kamenicës me kulturë të grurit janë të mbjellë 1800 ha ,trotikall 30/ha. ,elb 80/ ha dhe tërshërë 250/ha.
Në fushatën korrje-shirje janë përfshirë 32 autokombaja.
Sipas tij, nga informatat që vijnë prej tereni të cilat i posedon komisioni komunal i korrje-shirjeve, rendimentet e grurit në këtë vit pritet të jetë rreth 4000-5000kg/ha. /2L ONLINE/