Komuna e Likovës ka njoftuar se kanë filluar punimet përgatitore në pikën kufitare Bellanoc-Stançiq që lidh Maqedoninë dhe Kosovën.
“Kjo ditë është shumë e rëndësishme për qytetarët e Komunës së Likovës, pasi po i vjen fundi pritjes së gjatë dhe kilometrave të shumtë të cilët i kemi bërë për tu takuar me familjarët dhe miqtë tanë në shtetin tonë të Kosovës”, thuhet në njoftimin e komunës së Likovës”, shkruan Titulli.com.
Kryetari i kësaj komune, Erkan Arifi ka qëndruar për vizitë në fshatin Bellanoc dhe është shprehur falënderues ndaj qeverisë së Maqedonisë.
Arifi nuk përmendi hapjen u vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc që lidh banorë të komunës së Preshevës dhe asaj të Likovës.
Më 9 Maj të këtij viti përfaqësues të komunës së Preshevës dhe asaj të Likovës kanë mbajtur tubime ndaras edhe në vendkalimin kufitar e mbyllur Llojan-Miratoc dhe kanë kërkuar që kjo të hapet për të mundësuar lëvzijen e lirë me Preshevën.
BURIMI: Titulli.com