Komuna e Kamenicës nga sot ka filluar punimet për rregullimin e ujësjellësit në fshatrat Muçiverc, Rogaçicë, Dajkoc, Shipashnicë e Poshtme, Novosellë dhe Hodonoc.
“Gjatë zhvillimit të punëve në pjesën nga fshatrat Muçiverc-Rogoçicë, përkatësisht duke filluar nga hyrja e rrugës së Dajkocit, do të ketë ngushtim te rrugës. Andaj lusim qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes me automjete”, thuhet në njoftimin e komunës së Kamenicës./2LONLINE.com/