DYLON

Ushtarët slloven të KFOR-it ndihmojnë komunitetet për t’u përgjigjur ndaj COVID-19

Ushtarët slloven të KFOR-it ndihmojnë komunitetet për t’u përgjigjur ndaj COVID-19
Avatar photo Redaksia

Kontingjenti slloven i KFOR-it që i përket Komandës Rajonale Perëndim i udhëhequr nga Italia dorëzoi maska në një kopsht fëmijësh në komunën e Istogut, për të përmirësuar mbrojtjen e arsimtarëve dhe nxënësve ndaj Covid-19. Ushtarët sllovenë gjithashtu dhuruan mjete shkollore për fëmijë për të gjitha komunitetet.

Ushtarët sllovenë dhuruan gjithashtu pajisje mbrojtëse personale dhe termometra me rreze infra të kuqe për Manastirin e Kishës Ortodokse Serbe të Deçanit, ku ushtarët e KFOR-it të Komandës Rajonale Perëdim veprojnë si përgjegjësit e parë të sigurisë. Manastiri njihet nga UNESCO si një vend i Trashëgimisë Botërore dhe është vendi i vetëm nën mbrojtjen e operacionit të udhëhequr nga NATO.

Të dy iniciativat sllovene u finalizuan gjithashtu falë ekipeve ushtarake civile dhe të ndërlidhjes dhe monitorimit të Komandës Rajonale Perëndim.

EkoHigjiena

Që nga shpërthimi i Covid-19 KFOR-i ka mbështetur në mënyrë të paanshme përgjigjen lokale ndaj pandemisë, duke ofruar ndihmë të drejtpërdrejtë dhe duke lehtësuar shpërndarjen e ndihmës për institucionet në Kosovë nga aleatët dhe partnerët e NATO-s mbi baza bilaterale, si Gjermania, Italia , Polonia, Turqia dhe Austria.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.