Kanë filluar procedurat e tenderimit të projektit për ndërtim të objektit të zjarrfikësve në Viti.
Kjo u bë e ditur nga përfaqësuesit e Departamentit të zjarre fikjes dhe shpëtimit dhe Agjencisë për menaxhim të emergjencave, në një takim që e patën me kryetarin e komunës së Vitisë Sokol Haliti.
Miran Demiri drejtor i Departamentit për zjarrefikje dhe shpëtim, si dhe Kastriot Lajqi zyrtar në Agjencinë e menaxhimit të emergjencave, kanë njoftuar kryetarin Haliti se pas procedurave të tenderimit, do të fillojnë punimet e ndërtimit të objektit të zjarrfikësve, pasi që dihen kushtet e rënda me të cilat është përballur kjo njësi e zjarrfikësve në Viti.