DYLON

Propozohet shkarkimi i Shqiprim Arifit nga i posti i kryetarit të komunës së Preshevës

Propozohet shkarkimi i Shqiprim Arifit nga i posti i kryetarit të komunës së Preshevës
Avatar photo Redaksia

Ardita Sinani, kryetare e kuvendit komunal në Preshevë ka konvokuar seancë për të premten më 10 mars nga ora 14:00 në të cilin është propozuar të shkarkohet kryetari aktual i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Propozimi për shkarkimin e Shqiprim Arifit është mbështetur në kërkesën e 22 këshilltarëve të kuvendit komunal, prej të cilëve 10 janë të PVD-së, 9 të Grupit të këshilltarëve të PDSH-së, 2 të BDL-së dhe 1 nga UDSH.

Gjatë kësaj seance janë paraparë këto pika të rendit të ditës:

EkoHigjiena

Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të shkarkimit të kryetarit të komunës.
Shkarkimi i kryetarit të komunës, i cili do të bëhet me vota të fshehta, si në rastin e emërimit të tij.
Shkarkimi i zv/kryetarit të kuvendit
Zgjedhja e zv/kryetarit të kuvendit
Konstatimi i dorëheqjes së Kryetares së Kuvendit
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit komunal
Zgjedhja e kryetarit të ri të komunës së Preshevës
Verifikimi i mandatit të këshilltarit të ri
Marrëveshja për qeverisje në Preshevë mes koalicionit APN-PVD është bërë në muajin Prill të vitit 2016 ndërsa Shqiprim Arifi është emëruar për kryetar të komunës më 27 Maj 2016.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.