Aprovimi dhe kompletimi i Ligjit për Sponsorizim në Kuvendin e Kosovës ka nisur t’i sjell efektet e para. Ende pa hyrë mirë në fuqi ky ligj, sponsorët kanë nisur t’i afrohen sportit.
Këtë privilegj do ta ketë klubi i basketbollit Trepça, e cila përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se tashmë i ka nisur bisedimet me bizneset që janë të interesuar për ta sponsorizuar këtë klub.
“Njoftim. Pas aprovimit ne Kuvend te Ligjit per Sponzorizim, KB Trepça ne bisedime dhe pranë marveshjes me disa biznese për Sponzorim të klubit. Së shpejti pritet edhe zyrtarizimi i një apo më tepër sponzoreve. Forca Trepca”, ka shkruar klubi mitrovicas në grupin e tij zyrtar në Facebook.
Ligji për Sponsorizim ua mundëson bizneseve lirimin në tatim ndaj shtetit prej 30 për qindësh, nëse vendosin t’i sponsorizojnë klubet apo sportistët.