Kanë filluar sot punimet në realizimin e projektit për rregullimin e kulmit të Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se ky projekt është me rëndësi për faktin se amortizimi i kulmit ka bërë që objekti i Shtëpisë së Kulturës është përballur me vështirësi nga të reshurat.
“Ne jemi mirënjohës Bashkimit Evropian, që na ka mundësuar realizimin e e këtij projekti dhe i sigurojmë se ne do të jemi të përkushtuar në bashkëpunim me këtë mekanizëm, në mënyrë që ky dhe p[projektet tjera të impementohet me sukses. Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë në komunën e Vitisë, sikur se në këtë projekt që do të ndikoj në përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve kulturore” ,ka thënë kryetari Haliti.
Projekti për rregullimin e kulmit është donacion nga BE-ja, kurse rivitalizimi i objektit të Shtëpisë së Kulturës është donacion i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe komunës së Vitisë.