DYLON

Miratohet rezoluta në lidhje me sektorin e Energjitikës dhe Termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”

Miratohet rezoluta në lidhje me sektorin e Energjitikës dhe Termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”
Avatar photo Redaksia

Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës është miratuar rezoluta e inicuar nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me sektorin e Energjitikës dhe Termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”, njofton kjo  Lëvizje.

R E Z O L U T Ë

– Qeveria brenda 2 javëve në bashkëpunim me Menaxhmentin e Korporatës Elektroenergjitike të hartojë planin e masave për reagimin emergjent dhe afatgjatë në sigurimin e prodhimit të energjisë.

EkoHigjiena

– Zyra e Rregullatorit të Energjisë të mos pranojë kërkesa për rritjen e çmimit të energjisë nga kompania KEDS-KESCO.

– Qeveria e Republikës së Kosovës të iniciojë sa më i shpejtë rindërtimin e Termocentralit “Kosova A”.

– Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me KEK të përshpejtojë planin e remontit të Termocentralit “Kosova B”.

– KOSTT të realizojë kontraktimin e energjisë elektrike me Shqipërinë për periudhë afatgjatë.

– Qeveria të marrë masa urgjente dhe t’i aplikojë ato për stabilizimin e prodhimit të qymyrit – sanimi i ndërtimit të kundërligjshëm në Shipitullë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.