Komuna e Kamenicës ka filluar renovimin e objektit shkollor “Skënderbeu” në fshatin Hogosht.
Ky renovim është donacion nga Ambasada Amerikane në vlerë prej 250,000.00 euro.
Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se në komunën e Kamenicës çdo objekt shkolle do të jetë një hapësirë e dinjitetshme për nxënësit.
“Bodrumi i shkollës si ka qenë dhe si është tani.
Tani nxënësit mbajnë aktivitetet e festave, leximet etj. Donacion 250,000.00 për Shkollën e Hogoshtit. Nga Ambasada Amerikane. Do të renovohen klasët, oborri dhe hapësira të tjera. Çdo objekt shkolle do të jetë hapësirë e dinjitetshme. A ka më mirë se me e lanë punën me folë vet”, tha Kastrati.
Ndryshe nga ky donacion është paraparë që të renovohet bodrumi i kësaj shkolle, klasët, oborri dhe hapësirat e tjera. /2LONLINE.com/