Në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Agjensionin Pyjor të Kosovës sot në fshatin Beguncë të Vitisë, konkretisht në vendin e quajtur “Zhari” ka filluar pyllëzimi i këtij vendi.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural kanë vizituar vednin ku po bëhen në pyllëzimin e kësaj sipërfaqe.
Ademi bëri me dije se në këtë pjesë do të bëhet pyllëzimi i një sipërfaqe prej 2 hektarësh dhe shtoi se gjysma e saj do të mbillet gjatë këtij viti kurse gjysma tjetër në pranverë të vitit vijues.
Përndryshe punëtorët të cilët janë të angazhuar në mbjelljen e fidanëve janë financuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.