Komuna e Kamenicës ka filluar ndërrimin e poçave të ndriçimit publik në fshatra.
Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, Zotrim Kastrati, ka thënë se punimet për ndërrimin e poçave janë bërë në kuadër të marrëveshjes mes Komunës së Kamenicës dhe Ministrisë së Ekonomisë.
“Filluan punimet për zbatimin e masave të Efiçiencës së Energjisë. Nga marrëveshja në mes Komunës së Kamenicës dhe Ministrisë së Ekonomisë,filloi ndrrimi i poçave të ndriçimit publik në fshatrat e komunës”, është shprehur ai. /2LONLINE.com/