I përkulemi secilit mësimdhënës, veprimtar e aktivist, të palëkundur në luftën për të drejtën e shkollimit shqip

I përkulemi secilit mësimdhënës, veprimtar e aktivist, të palëkundur në luftën për të drejtën e shkollimit shqip

7 Marsi, padyshim shënon një nga ditët më të rëndësishme në historinë shumëvjeçare të përpjekjes së popullit shqiptarë për ta bërë shkollën shqipe.

Nga: Shpresë Kurteshi  – Emini

Si një tempull i dijes, brenda së cilës një armatë e tërë intelektualësh është angazhuar dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm me krejta kapacitetet intelektuale për ta institucionalizuar atë.

Në rrethana shpeshherë të papërshtatshme për të vepruar, nuk pushoi, përkundrazi dhanë çdo gjë pa kursyer dhe jetën.

Sot, i përkulemi secilit mësimdhënës, secilit veprimtare aktivistë që ka qenë i palëkundur dhe i padorëzuar në luftë për të drejtën e shkollimit shqip, veçanërisht në periudhat më të vështira nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

Sot, kërkesa e arsimit shqip, fatmirësisht ka ndryshuar, shtrohet për cilësi dhe kushte sa më të mira për punë.

Ne, bashkë me të gjitha institucionet komunale dhe shtetërore me mekanizmat tjerë që veprojnë për një sistem edukativo-arsimor sa më të mirë, jemi në përpjekje të vazhduar dhe nuk do të pushojmë asnjëherë për ta arritur qëllimin tonë të përbashkët, e që gjithmonë është një jetë më e mirë për shoqërinë!

Të nderuar mësimdhënës, me mirënjohje të thellë, ju them FALEMINDERIT!

Urime 7 Marsin! /2LONLINE.com/

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE