Në të gjitha shkollat e komunës së Vitisë, ka filluar sot procesi mësimor.
Me këtë rast drejtori për Arsim në Viti, Basri Aliu, potencoi se kjo komunë ka bërë me kohë të gjitha parapërgatitjet e nevojshme si në intervenimin e objekteve shkollore në ato ku ka pasur nevojë.
Ai shtoi se gjithashtu është bërë edhe dezinfektimi i shkollave para hapjes së tyre pas një periudhe të gjatë të pushimit veror dhe të mbylljes së shkollave si masë mbrojtëse kundër përhapjes së virusit Covid-19.
Aliu tha se mësimi ka filluar në të gjitha shkollat e kësaj komune dhe atë sipas rekomandimeve të institucioneve shtetërore dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK).
Gjithashtu kryetari i Komunës, Sokol Haliti ju urojë të gjithë nxënësve suksese në mësime dhe potencoi se qeverisja komunale e Vitisë mbetet e përkushtuar të iu krijojë nxënësve dhe personelit mësimor kushte sa më të mira për zhvillimin e procesit mësimor. /2LONLINE.com/