Filharmonia e Kosovës, në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje”, ka vazhduar aktivitetin për shfaqjen e koncertit për adhuruesit e këtij zhanri, mbrëmë në sallën e koncerteve të Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti.
Ky koncert që u shfaq në dy pjesë, u karakterizua me vepra të kompozitorëve vendor e të huaj, e nën dirigjimin e Baki Jasharit, Lirjona Sylejmanit e Hajrullah Sylës, u mirëprit nga publiku vitias.
Ky koncert që zgjoi interesim tejet të madh të publikut, kishte për qëllim pasurimin e aktiviteteve kulturore në komunën e Vitisë, respektivisht edhe ishte i pari i Filharmonisë së Kosovës në këtë komunë, që u organizua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe Komuna e Vitisë. /2LONLINE/