DYLON

LDK: Fatkeqësi dhe vit i humbur për Gjilanin

LDK: Fatkeqësi dhe vit i humbur për Gjilanin
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, Lutfi Haziri, është mbajtur mbledhja e rregullt Kryesisë, ku u diskutua lidhur me planin e punës për vitin 2023, që përfshinë gjetjet, rekomandimet dhe vendimet e dala nga vizitat e fundit në terren “LDK ju dëgjon” dhe raporti final i zgjedhjeve të fundit lokale. 

Kryesia, po ashtu, ka vlerësuar lartë angazhimin e Forumit të Gruas dhe Forumit të Rinisë në kuadër të strukturës aktive, ndërkohë që është vendosur për ristrukturimin sekretariateve dhe të Komisioneve të Degës si pjesë aktive e opozitë-bërjes në koordinim të plotë me Grupin e Këshilltarëve të LDK-së, si partia më e madhe në Kuvendin Komunal, ndërsa opozitë karshi ekzekutivit do të finalizohet në ditët në vazhdim një dokument pune. 

EkoHigjiena

Kryetari Lutfi Haziri ka njoftuar se Dega e LDK-së do të fillojë përgatitje e hershme për zgjedhjet e rregullta brenda partisë, sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve finale të Kryesisë së LDK-së dhe kryetarit të saj. 

“Në këtë mbledhje është folur edhe për gjendjen e rënduar në vend, përjashtimi i qytetarit në të drejtën e shfrytëzimit të Trustit pensional, mos zhvillimi, ndalja e investimeve nga partia në pushtet ka bërë që viti 2022 të jetë vit i humbur për Gjilanin, duke e rënduar gjendjen sociale edhe ashtu të rënduar, thuhet në njoftimin e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan.

Po ashtu thuhet se në këtë takim u vlerësua angazhimi i LDK-së për një front të përbashkët opozitar i cili është funksional në Kuvendit Komunal, por do të punohet për të ndërtuar opozitë përtej Kuvendit duke e vendosur në fokus rolin e qytetarit në vendimmarrjen lokale.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.