Përfaqësuesja e Kosovës ka pasur ngritje rekord në renditjen e re të publikuar nga FIFA.
FIFA sot gjatë ditës ka publikuar renditjen e re të kombëtareve, ku top dhjetëshja ka mbetur e pandryshuar, me Belgjikën lidere.
Por, përfaqësuesja e Kosovës ka bërë një hap të madh në renditjen e re të FIFA-s. Dardanët kanë pasur ngritje rekord, duke u ngjitur plot pesë pozita nga hera e fundit.
Kosova ishte në pozitën e 119-të, ndërsa tani në renditjen e re zë vendin e 114-të.
Ky vend është vendi më i mirë në ranglistë që Kosova ka pasur, ndërsa kjo ngritje erdhi falë fitoreve ndaj Gjibraltarit dhe Malit të Zi.