Kosova ka zhvilluar edhe ndeshjen e 15-të nga humbja e fundit dy vite më parë. Kosova triumfoi ndaj një Çekinë me rezultat 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke i befasuar edhe zyrtarët e FIFA-s.
Faqja e tyre në Tëitter ka shkruar për këtë periudhë historike të tyre.
“15 ndeshje radhazi pa humbje”, shkruan FIFA.
Anglia e pret Kosovën nesër me fillim nga ora 20:45, në ndeshjen kryesore të grupit A në kualifikimet për Evropianin e vitit 2020.