Sot 31 vite më parë në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, u zhvillua ndeshja ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës. Kjo nuk ishte thjesht vetëm një ndeshje, por gurthemeli i pavarësimit të futbollit të Kosovës.
Ky takim shënoi edhe fillimin e kampionatit të parë të futbollit të Kosovës, i cili ndonëse u zhvillua në rrethana të pushtimit të egër serb arriti të mbijetojë suksesshëm falë sakrificës së shumë gjeneratave, shkruan faqja zyrtare e FFK-së.
Për nder të kësaj ngjarje me rëndësi, presidenti Ademi, priti në takim veteranët e të dy skuadrave nga kryeqyteti, të cilët ishin pjesë e këtyre klubeve dhe së bashku e shënuan historinë.
Mirënjohja ndaj figurave që kontribuuan në fillimin e futbollit të pavarur kosovar dhe më pas zhvillimin e tij, do të ekzistojë për aq kohë sa do të zhvillohet vet futbolli kosovar.
Presidenti Ademi falënderoi veteranët për sakrificën në të mirë të futbollit në kohërat më të vështira, derisa përkrahu dhe motivoi ata të cilët vazhdojnë të jenë aktiv edhe sot.
Nga ana tjetër, veteranët u shprehën mirënjohës ndaj presidentit Ademi, i cili gjithmonë sjellë në kujtesë vlerat dhe kontributin e tyre, duke respektuar pa dallim që të gjithë, njofotn faqja zyrtare e FFK-së. /2LONLINE/