Në Antalia të Turqisë, po zhvillohet edicioni i radhës së konvetës, “Winter League Convention”, në të cilën po trajtohen tema të rëndësishme për zhvillimin e më tejmë të futbollit.
Në këtë konventë ndërkombëtare, për herë të parë po përfaqësohet edhe Federata e Futollit e Kosovës, nëpërmjet menaxherit të kombëtares A, Bajram Shala, njofton faqja zyrtare e FFK-së.
Ai në cilësinë e përfaqësuesit të FFK-sē, do te jetë një prej folësve, në mesin e shumë emrave të rëndësishëm të futbollit evropain, siç janë shumë ish-futbollistë të cilët mbajnë poste të ndryshme në klube e Federata të ndryshme, siç janë: Hamit Altintop, Sol Campbell, Nuri Sahin, Demba Ba, pastaj ish-gjyqtari i famshëm turk, Cuneyt Cakur si dhe ekspert të ndryshëm nga UEFA dhe nga Federatat tjera kombëtare e ndërkontinentale.
Në mesin e panelistëve, Shala do të flasë për procesin e skautimit dhe negocimit me futbollistët kandidatë për të qenë pjesë e ekipeve kombëtare si dhe rolin e medieve në zhvillimin e futbollit.
Hapjen e edicionit të sivjetmë të “Winter League Convention” e kanë bërë kryetari i Federatës së Turqisë, Mehmet Buyukeksi dhe ministri i sportit në Turqi, Mehmet Muharrem Kasapoglu. /2LONLINE/