Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar sot datën e grumbullimit të Përfaqësueses para ndeshjeve të shtatorit, ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.
Siç njofton FFK, stërvitja e parë e “Dardanëve” do të bëhet më 2 shtator në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, aty ku Kosova do ta presë Çekinë më 7 shtator.
Kurse, më 10 të muajit që vjen do të jetë mysafire e Anglisë në “St. Mary’s Stadium” në Southampton.
Në fakt, përzgjedhësi Bernard Challandes e zbuloi sot listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e 7 e 10 shtatorit, ku shihen 5 mungesa, Milot Rashica, Herolind Shala, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu e Arbër Zeneli, ndërsa rikthehen Valon e Bernard Berisha, por janë ftuar edhe Florent Muslija e Ibrahim Dresheviq.