Federata e Futbollit e Kosovës, ka mbajtur ceremoninë e shpërndarjes së licencave dhe certifikatave për trajnerë dhe trajnere prej 5 kurseve të mbajtura dhe të përfunduara me sukses.
Me këtë rast u bë shpërndarja e licencave për 120 pjesëmarrës, të cilët në periudha të ndryshme kanë qenë pjesë e kurseve të organizuara nga FFK për Licencën B për një grup, pastaj për dy grupe Licenca C, për një grup Licenca C për portierë si dhe certifikata “Grassroots Education Cours” për femra.
Në emër të presidentit Agim Ademi dhe KE të FFK-së të gjithë pjesëmarrësit e kësaj ngjarje të rëndësishme i përshëndeti nënkryetari Agim Dibrani, i cili theksoi se FFK gjithmonë do të mbështesë shkollimin e kuadrove të reja të trajnerëve, teksa trajnerëve të licencuar u uroi suksese në të ardhmen në punën e tyre.