DYLON

Përballje të vështira për karateistin kosovar

Avatar photo Elife Sherifi

Karateisti nga Kosova, Alvin Karaqi ka mësuar kundërshtarët e tij për garat e karatesë në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019.

Karateisti kosovar në kategorinë -84 kilogramë, ndodhet në grupin B, ku bartës i grupit është kampioni i tanishëm botëror, Ivan Kvesic nga Kroacia, njëherit kampion edhe i Evropës për vitin e kaluar.

Dy kundërshtarët tjerë janë nënkampioni i tanishëm botëror, Valerii Chobotar i Ukrainës dhe Nikola Malovic i Malit të Zi, medalist i bronztë në evropianin e këtij viti të mbajtur në Guadalajara të Spanjës.

EkoHigjiena

Garat e karatesë zhvillohen në grupe. Në kategorinë e Alvinit janë tetë garuesit më të mirë të Evropës, të ndarë në dy grupe. Garat zhvillohen secili me secilin, kurse në gjysmëfinale kalojnë dy të parët e grupit.

Luftën e parë, Alvini e zhvillon me kroatin Kvesic, të cilin e kishte mposhtur në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, por që ka edhe humbje ndaj tij. Të dytën e zhvillon me Chobotar të Ukrainës, kurse të tretën me malazezin Malovic.

Karaqi në Lojërat Evropiane Baku 2015 kishte zënë vendin e katërt, duke i ikur për pak medalja.

Garat fillojnë nesër, ndërsa kategoria e Alvinit fillon në ora 12:00 me kohën tonë lokale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.