Duke e parë që ndërtimi i Stadiumit Kombëtar do të marr kohë, FFK ka menduar për një zgjidhje më të shpejtë për tifozët kosovarë, sidomos për ndeshjet kur luan Kosova.
Kjo duke e rritur kapacitetin e stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Sipas FFK-së projekti është gati dhe mendohet të rritet pjesa lindore e stadiumit.
Stadiumi Nacional pritet të nisë në tetor dhe afati është kryerje është për dy vjet. Ka kosto rreth 50-60 milionë euro.
Ende nuk dihet saktë për sa do të rritet kapaciteti i stadiumit në lindje, por mendohet për diku mbi 2 mijë ulëse.