Për Federatën e Futbollit të Kosovës, problemet rreth saj që kanë të bëjnë me mandatin e kryetarit janë të mbyllura.
Shtëpia e futbollit kosovar sot ka dalë me një komunikatë për shtyp duke e publikuar procesverbalin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor të 6 korrikut të vitit 2018, ku thuhej se në atë Kuvend në rend dite ishte vetëm një pikë – zgjedhja e presidentit të ri të Federatës së Futbollit të Kosovës për mandat katërvjeçar 2018-2022.
Po ashtu, FFK e ka publikuar edhe opinionin ligjor të Ministrisë së Administratës Publike, që e konsideron të rregullt atë Kuvend, e po ashtu shkresën nga UEFA, që ia kishte uruar Ademit postin e kryetarit për mandat katërvjeçar në një Kuvend, sipas UEFA-s, të rregullt.
Ky reagim vjen pas insistimit të Arianit Ahmetit, që ia ka mësy postit të kryetarit për të mbajtur zgjedhje në janar të vitit që po vjen.
Komunikaten e plote mund ta lexoni ne kete link: Komunikata e FFK-se