Feronikeli liron yjet e skuadrës, synon përbërje të re në stinorin pranveror

Feronikeli liron yjet e skuadrës, synon përbërje të re në stinorin pranveror

Feronikeli po mendon që të nis një epokë të re sezonin pranveror me në krye trajnerin e mirënjohur, Agim Sopi që mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Vukicevic.

Skuadra nga Drenasi ka liruar shtatë futbollist në mesin e tyre edhe sulmuesi më i mirë i sezonit të kaluar, Kastriot Rexha.

Zëdhënësi i skuadrës, Erlind Krasniqi ka thënë se “Nikli” ka liruar shtatë futbollist për tu lënë hapësirë transferimeve të reja.

“Kastriot Rexhës, Astrit Fazliut, Albutrint Morinës, Lulëzim Doshlakut, Haxhi Nezirajt, Milosh Krkotiqit dhe Arbër Prekazit iu kemi treguar se më nuk janë pjesë e planeve të skuadrës dhe gjatë janarit duhet të gjejnë një skuadër të re pasi që nuk do të kenë minutazh të mjaftueshëm në skuadrën e parë“, ka thënë zëdhënësi për Indeksonline i kampionit në fuqi.

KOMENTE