Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e zakonshme pas javës së pestë në Superligën e Kosovës.
FFK ka hapu procedurë disiplinore ndaj SC Gjilanit.
Deri te kjo gjilanasit erdhën pasi pas përfundimit të ndeshjes ndaj Prishtinës thuhet se kanë dëmtuar bankinën ku ishin të vendosur.
“Për shkak se pas përfundimit të ndeshjes KF Prishtina – KF Gjilani, janë konstatuar dëmtime në bankinën ku ishin të vendosur lojtarët rezervë dhe shtabi teknik i KF Gjilani, bazuar në raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe fotove të bashkangjitura”, thuhet në njoftimin e FFK-së.