Në rrugën “Sali Çeku”, në Gjilan, raportohet se i dyshuari gjatë një ahengu familjar në shtëpinë e tij ka shtënë në ajër me armë zjarri.
I dyshuari ka pranuar veprën me ç’rast ka dorëzuar armë me gaz me një karikator dhe një fishek e cila është konfiskuar nga policia.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar tri gëzhoja si dëshmi materiale.
Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari lirohet kurse rasti mbetet të hetohet.