Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të armëmbajtjes pa leje dhe shktatimit të rrezikut të përgjithshëm.
Në raportin 24 orësh të policisë, mësohet se në fshatin Miresh të Vogël të Gjilanit, është arrestuar një i dyshuar pasi që në një aheng familjar kishte shtënë me armë një herë në ajër .
ARMËMBAJTJE PA LEJE & SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh. Miresh i Vogël, Gjilan 30.10.2021 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në një aheng familjar kishte shtënë një herë në ajër me armë. Pas kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me një karikator dhe pesëmbëdhjetë fishekë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregull.