DYLON

Lutfi Haziri falënderon Zabelin për mbështetjen e madhe: Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!

Lutfi Haziri falënderon Zabelin për mbështetjen e madhe: Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Degës së LDK-së dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar qytetarët e Zabelit për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha garat zgjedhore.

Kryetari Haziri ka falënderuar Zabelin për përkrahjen edhe në zgjedhjet e 17 tetorit, ku u bë rikthimi i madh i LDK-së.

EkoHigjiena

“Sa herë që kam qenë në garë zgjedhore, nga Zabeli e kam marrë mbështetjen e plotë. Ju faleminderit shumë për besimin dhe realizimin e rikthimit të madh të LDK-së. Ky besim na bën nder dhe më të përgjegjshëm në punë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

Përndryshe, Lutfi Haziri është kandidati i LDK-së që do të garojë për kryetar të komunës së Gjilanit edhe në balotazhin e 14 nëntorit.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.