Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Sodovinë e Qerkezëve, të Komunës së Vitisë, është arrestuar një i dyshuar, i cili derisa kishte qenë në një aheng familjar kishte gjuajtur me armë zjarri, si pasojë aksidentalisht ishte plagosur viktima.
I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor, sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë, por ende mbetet në tretman mjekësor.
Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë, e cila dyshohet se ishte përdorur në rast, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë dhe një fishek.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet n raportin e policisë.