(2L ONLINE) – Sot Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani me ftesë të Drejtorit të shkollës së Roganës “Metush Krasniqi” ka marrë pjesë në manifestimin e ditës së shkollës. Të pranishëm në këtë manifestim ishin: Kryesuesi i Kuvendit Komunal Bajram Dërmaku, drejtori i Arsimit Agim Shkodra, dhe përfaqësues të tjerë të arsimit në Komunën tone dhe zyrtarë tjerë komunal.
Në këtë manifestim pati dhe disa poezi e këngë kushtuar heroit Metush Krasniqi, ku edhe mbanë këtë emër ajo shkollë. Në këtë festë të shkollës Kryetari Sinani tha se pavarësisht nga koha që kalon, stinët që ndërrohen, qeveritë që ikin e vijnë dhe parlamentet që ja lenë vendin njëri-tjetrit, qëllimi i shkollës, thelbi i saj, mbetet i njëjtë.
“Me pikësynimin e vazhdueshëm që ato dije dhe ai edukim të bëhen në përputhje me individualitetin e secilit, aftësitë e secilit, talentët e secilit, me shpirt përgjegjësie dhe besim në të ardhmen për të mirën e vetes dhe të shoqërisë.
Etja për dije dhe shkollim, është tashmë një cilësi e provuar e shqiptarëve. Shkollimin serioz, dijet e rrënjosura, edukimin e qëndrueshëm, i kemi të domosdoshme për shumë arsye, për të kualifikuar si duhet ndërtuesit e ardhmërisë sonë’, ka thënë Sinani.
Ai premtoi se do ta rregulloj orarin mësimor që nxënësit e kësaj shkolle që të mos kenë vështirësi gjatë kohës kur ata janë në mësim, si shkas i orarit të shkurtër e në mungesë të kushteve për mësim që ata ndjekin mësimin në tri ndërrime. Po këta nxënës të kenë mundësinë që ti ndjekin mësimet në dy ndërrime, për një arsim sa më të mirë e cilësor.
Sinani tha se kjo do të ndodh gjatë mandatit të tij si Kryetar Komune. Do të rregullohet objekti і ri shkollor dhe oborri і shkollës do të ketë një pamje të bukur me hapësira gjelbëruese, po ashtu do të rregullojmë në qendër të qytetit Kamenicës bustin që e meriton kolosi і lirisë Metush Krasniqi. /2lonline/