FC Feronikeli konfirmon që ka arritur marrëveshje me futbollistin, Ilir Berisha. Berisha do të mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenasi nga afati kalimtar i janarit, gjë për të cilën sot ka vënë firmën në kontratën me klubin.
Ilir Berisha rikthehet në futbollin kosovar, pas përvojës së marrë në arenën ndërkombëtare.
Ai luan në pozitën e qendërmbrojtësit, njihet si futbollist me karakter luftarak dhe i fuqishëm, duke i dhënë kështu edhe më shumë stabilitet mbrojtjes së FC Feronikelit.
Ai ka qenë pjesë e Orebro, Gefle, Flamurtarit të Vlorës, e së fundmi te Vasteras. 28-vjeçari ishte ndër lojtarët kyç të Kosovës para pranimit në UEFA e FIFA.