DYLON

Kurti takon kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi

Kurti takon kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi
Avatar photo Redaksia

Sot, Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, së bashku me Nënkryetaren znj. Fatmire Mulhaxha Kollçaku, anëtarin e Kryesisë së Lëvizjes, z. Martin Berishaj dhe aktivisten, znj. Valë Gjonbalaj, pritën në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, z. Faik Nika dhe Nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, z. Genc Nimanbegu.

Z. Nika dhe z. Nimanbegu uruan Kryetarin Kurti për fitoren në zgjedhjet e fundit dhe shprehën dëshirën që qeveria e re e Republikës së Kosovës të formohet sa më parë. Ata ndanë edhe shqetësimin e tyre në lidhje me shqiptarët në Mal të Zi, emigrimin në rritje, asimilimin dhe natalitetin e ulët, duke shprehë bindjen se qeveria e re e Kosovës do të ketë një vëmendje të shtuar për shqiptarët që jetojnë atje.

Kryetari Kurti i falënderoi për urimin e vizitën dhe i njoftoi me prioritetet e qeverisë së re të Kosovës që do të formohet së shpejti, e që janë punësimi dhe drejtësia. Në lidhje me shqiptarët jashtë kufirit dhe ata në Mal të Zi, ai tha se është e rëndësishme që ata të bashkohen por që edhe më e rëndësishme është t’iu zgjerohet korniza e mundësive në ato vende ku ata jetojnë e këtu një rol më aktiv pa dyshim se duhet ta kenë Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

EkoHigjiena

Në përfundim të takimit, u shpreh gatishmëria për bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.