Në kuadër të projektit të përbashkët në mes të Komunës së Vitisë dhe AGRO/USAID, 10 fermerë vitias kanë përfituar nga 20 ari fidanë të dredhëzës, sistem të ujitjes dhe foli për mëlqërim.
Me këtë rast Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti ka bërë shpërndarjen e materialit të cilët kanë përfituar këta fermer.
Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, Veton Ademi bëri me dije se në kuadër të projekteve të përbashkëta me AGRO/USAID fermerët vitias fillimisht kanë përfituar nga projekti për vishnjat, mjedrat dhe tani fermerët po përfitojnë nga projekti i dredhëzave.
Ai tha se edhe pse është bërë thirrje publike megjithatë numri i aplikuarve për të përfituar në këtë projekt ka qenë e vogël.
Megjithatë ai bëri me dije se kultivimi i dredhëzës ka një traditë në Viti dhe potencoi se të merresh me këtë kulturë bujqësore është mjaftë profitabile.