DYLON

Çështje të rëndësishme do të trajtohen në Kuvendin e Gjilanit më 18 shtator

Çështje të rëndësishme do të trajtohen në Kuvendin e Gjilanit më 18 shtator
Avatar photo Redaksia

Komitëti për Politikë dhe Financa, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës të udhëhequr nga kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini, ku ka rekomanduar për në seancën e radhës të gjitha pikat e rendit të ditës.

Në këtë mbledhje është rekomanduar projekt buxheti për vitin 2018, pastaj pikat e rendit të ditës që kanë të bëjnë për ndërrimin e destinimit të planifikimit në disa parcela në kuadër të planit urbanistik “Livadhet e Arapit”, për nevoja të shkollës dhe të çerdhes e cila pritet të ndërtohet në atë lokacion.

Gjithashtu, në këtë mbledhje të KPF-së pa vërejtje të theksuara janë rekomanduar për në seancën e Kuvendit edhe pikat e rendit të ditës që kanë të bëjnë me planifikimin në pjesën e “Qendrës II”, “Qendrës III” dhe “Qendrës IV”, planifikime këto të cilat janë që nga vitet e ’70-ta.

EkoHigjiena

Njëkohësisht, KPF ka rekomanduar për në seancën e radhës edhe pikën tjetër atë për planifikimin e arsimit 2017-2021 nga ana e Drejtorisë së Arsimit, por duke kërkuar nga Komiteti i linjës që të mbaj edhe një mbledhje dhe ta rishqyrtoj këtë pikë të rendit të ditës, pasi është vlerësuar me rëndësi strategjike për të ardhmen e arsimit në përgjithësi, që është njëri ndër prioritetet kryesore për vitet e ardhshme.

Njëkohësisht, pro dhe kundër këtyre pikave me kërkesën për plotësime dhe shtesë janë paraqitur herë pasë here anëtarët e këtij komiteti si Nevzad Rushiti (LDK), Nevzad Isufi (VV) dhe anëtarë të tjerë, mirëpo të gjitha këto pika kanë marrë mbështetje me shumicë të votave për t’u diskutuar në Kuvendin e Komunës në seancën e caktuar për datën 18 shtator.

Edhe pika e fundit ajo për krijimin e hartave zonale ka marrë mbështetjen e të gjithë anëtarëve të KPF-së, që të diskutohet në mbledhjen e radhës të Kuvendit.

Kurse për pikat ku ishin përgjegjës profesional i kanë elaboruar dhe detajuar Ilmi Limoni nga drejtoria e Financave dhe Fadil Sherifi nga drejtoria e Urbanizmit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.