Në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me AGRO USAID dhe AGRIUM SH.P.K nga Ferizaj si dhe participimin e fermerëve përfitues sot është bërë shpërndarja e fidanëve të mjedrës për 17 fermerë dhe atë në një hapësire prej 20 ari për çdo përfitues.
Në ceremoninë e pranim dorëzimit të këtyre fidanëve ka marrë pjesë Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin e pranim dorëzimit të fidanëve të mjedrës ndër tjerash falënderoj projektin AGRO USAID për bashkëpunimin me këtë komunë duke potencuar se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Kryetari
Haliti kërkoi nga fermerët përfitues të ndjekin udhëzimet që do jepen për mbjelljen dhe kultivimin e fidanëve të mjedrës duke bërë me dije se përmes këtij projekti qytetarët mund të gjenerojnë të ardhura në fushën e ekonomisë familjare.
Kurse Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti bëri me dije se 17 fermerët përfitues në kuadër të këtij projekti tre palësh do të përfitojnë në të ardhmen edhe sistem të ujitjes si dhe shtylla mbështetëse duke i njoftuar ata se në kuadër të këtij bashkëpunimi kompanitë bashkëpunuese janë të obliguar të bëjnë grumbullimin e frutave.
Ai ndër tjerash falënderoj projektin AGRO USAID për bashkëpunimin e mirë.
“Falënderojmë projektin AGRO USAID për bashkëpunimin me komunën e Vitisë, pasi që në kuadër të këtij bashkëpunimi të mirë po arrijmë të shtojmë sipërfaqet me pemishte ku gjatë këtij viti janë mbjellë 17 hektarë me vishnje kurse tani po mbjellën afër 4 hektarë me mjedër si dhe 2 hektarë do të mbillen me dredhëz ka stina e vjeshtës”, u shpreh Drejtori Ademi.