(2L ONLINE) – Blegtorët e komunës së Vitisë, do të kenë mundësin për transportim dhe shitje të deleve jo vetë në Viti por edhe në gjitha tregjet e Kosovës, pasi ti pajisen me certifikata mjekësore të lëshuara nga veterinari autorizuar për lëshim të këtij dokumenti.
Skender Ahmeti ushtrues i detyrës së drejtorit të Inspekcionit, në një takim me fermerët ka thënë se është gjetur një zgjidhje pas takimit me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës është zgjidhje konform ligjit dhe rregullave që zbatohen në zonën e Bashkimit Evropian, por e vetmja gjë që ndryshon është se për të tregtuar kafshët, pronarët duhet të pajisen me certifikata mjekësore dhe transportin për kafshën me valimi tet prej 24 orësh, për dallim nga më herët që ka qenë valide 7 ditë.
“Ne e kemi bërë zgjidhjen ligjore, një zgjidhje adekuate që fermerët tanë kanë mundësin për tregti të lirë në tërë territorin e Kosovës, pa kurrfarë problem. Kuptohet se certifikatat lëshohen vetëm për ato kafshë që janë të shëndosha dhe konsumatorët nuk kanë nevojë të shqetësohen, sepse veterinarët e autorizuar nuk lëshojnë certifikata për ato kafshë tek të cilat vërehen simptoma të sëmundjes së gjuhës së kaltër”, tha Ahmeti.
Ai po ashtu ka theksuar se mishi I këtyre kafshëve është I sigurt për konsum dhe nuk ka nevojë që të bëhet panik, sidomos tani kur jei në prag të festës së Kurban Bajramit.
Edhe zv.kryetari I komunës Hasan Aliu, në një takim që u zhvillua sot me fermerët, ka thënë se janë angazhuar maksimalisht që të gjendet një zgjidhje dhe të bëhet e ditur për opinion se nuk ka nevojë të ketë shqetësime sepse gjendja është nën kontroll, sa I përket gjendjes shëndetësore të kafshëve. /2L ONLINE/