DYLON

Antikorrupsioni: Rektori u zgjodh në mënyrë të ligjshme

Avatar photo Redaksia

Agjencia kundër Korrupsionit ka dalë me opinion për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Prishitnës “Hasan Prishitna”, Ramadan Zejnullahu se votimi i burrit të motrës së tij për zgjedhje të Zejnullahut në krye të UP-së nuk paraqet konflikt interesi.

Sipas një komunikate të lëshuar për medie rreth kërkesës së studentëve të UP-së ditë më parë nëse zgjedhja e tij nga Bordi i UP-së pjesë e të cilit ka qenë edhe baxhanaku i tij, Blerim Kamberi i cili e ka votuar për rektor, nuk paraqet konflikt të interesit pasi baxhanaku nuk është në rrethin e ngushtë familjar.

EkoHigjiena

“Burri i motrës se gruas (baxhanaku),nuk cilësohet si i afërt me zyrtarin, dhe nuk mund të quhet si lidhje familjare, pasi që Ligji për Parandalimin e Konfliktit te Interesit(Nr.04/L-051) nuk e njeh si kategori ligjore që hyn në afërsi me zyrtarin e lart. Sipas Kodit Penal të Republikës se Kosovës, burri i motrës së gruas (baxhanaku), nuk është cilësuar se mund te jetë personi i cili mund të shkaktoj veprën penale të Konfliktit te Interesit,pasi qe nuk hyn në listën e personave të afërsisë familjareme zyrtarin e caktuar sipas nenit 424 të këtij kodi”, thuhet në vendim.

Ekzistimi i rrethanës së konfirmuar në procesin e zgjedhjes se Rektorit të UP-së në mes të z. Kamberi si burri i motrës së gruas (baxhanaku) i Rektorit të zgjedhur të UP-së “Hasan Prishtina”, sipas legjislacionit i cili përcakton afërsinë në mes të personave, është konstatuar si rrethanë e cila nuk është e ndaluarapo sanksionuar me normat dhe ligjet në fuqi.

Andaj pjesëmarrja e z. Kamberi si anëtarë i Këshillit Drejtues të UP-së “Hasan Prishtina” në këtë votim nuk është e ndaluar ngase nuk është paraparë ndonjë ndalës apo sanksion lidhur me këtë veprim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.