/2L ONLINE/ – Për komunën e Vitisë zhvillimi i sektorit të bujqësisë shihet se një ndër potencialet kryesore për zhvillimin ekonomik të kësaj komune. Me këtë rast në kuadër të diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal që është duke i mbajtur komuna e Vitisë gjatë këtij muaji në lokalitete e ndryshme të kësaj komune por edhe me kategoritë e ndryshme të shoqërisë, ajo ka zhvilluar sot edhe një diskutim publik me fermerët vitias. Gjatë këtij diskutimi fermerët pos që u njohën me buxhetin për vitin në vijim ata parashtruan kërkesat dhe nevojat e tyre për investime, konkretisht subvencionimin në sektorët e ndryshme të bujqësisë.
Hasan Aliu, zv. Kryetari i Komunës së Vitisë duke folur rreth rëndësisë së takimeve për planifikimin e buxhetit komunal që po i mbanë komuna e Vitisë për gjatë këtij muaji tha se këto diskutime pos që ndikojnë në rritjen e transparencës dhe vendimmarrjes së bashku me qytetarët dhe grupet e ndryshme të shoqërisë ato ndikojnë edhe në planifikim sa më të mirë të buxhetit komunal për vitin në vijim. “ Në vitin 2016 Komuna e Vitisë ka mbajtur 20 diskutime publike për planifikimin e buxhetit komunal me qytetarët e komunës sonë por edhe më kategoritë të ndryshme të shoqërisë. Duke e parë se sa frytdhënëse kanë qenë këto diskutime ne kemi vendosur që gjatë këtij viti ti mbajmë edhe 24 diskutime të tilla ku jemi njohur me nevojat dhe kërkesat e tyre për investime. “ u shpreh zv. Kryetari Aliu.
E Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim i njoftoj ata me buxhetin e planifikuar për vitin 2017 dhe potencoi se buxheti i përgjithshëm për këtë vit është 10 milion e 19 mijë euro. “Buxheti komunal për vitin 2017 është prej 10 milion e 19 mijë euro, prej të cilave 8 milion e 891 mijë janë grand qeveritar, ndërsa 1 milion e 6 mijë e 695 euro të hyra vetanake. Ndonëse për investime kapitale janë planifikuar mbi 1 milion e 700 mijë euro këto do të ndikojnë në përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës së qytetarëve”, ka thënë Rama.
Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, pasi falënderuar fermerët për angazhimin e tyre në kultivimi e kulturave të ndryshme bujqësore ka thënë se drejtoria të cilën ai e udhëheq edhe në të ardhmen do të angazhohet për të ndihmuar gjithë fermerët të cilët janë të interesuar për të zhvilluar këtë degë të ekonomisë. “ Diskutimi i buxhetit komunal është një rast i mirë që drejtpërdrejtë nga fe4rmerët të marrim kërkesat, nevojat dhe sugjerimet e tyre në mënyrë që në të ardhmen investimet ti orientojmë në vendin e duhur. “ ka thënë Ademi. Kurse fermert vitias të cilët ishin pjesë e këtij takimi pasi që u shprehën të kënaqur me mbështetjen institucionale kanë theksuar se kanë nevoja shtesë për të përparuar edhe më shumë veprimtarinë në të cilën janë të angazhuar.
E Hasan Alu, zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, duke ju përgjigjur pyetjeve të fermerëve ndër tjerash ka thënë se komuna do të këtë një vëmendje të veçantë në mbështetjen e tyre në të ardhmen pasi bujqësia dhe blegtoria e janë degë që ndihmojnë gjenerimin e vendeve të reja të punës./2L ONLINE/