Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Gjilanit, Bajram Isufi i ka ftuar të gjithë fermerët e komunës së Gjilanit të cilët kanë pësuar dëme në sektorin e bujqësisë nga fatkeqësitë natyrore siç janë: erërat e forta, breshëri, të drejtohen në Drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë.
“Komisioni i emëruar nga drejtoria del në vendin e ngjarjes mbledh të dhënat dhe evidentohen dhe ato raporte i përcjellim në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për procedim të mëtejmë”, ka thënë Isufi, i cili bashkë me anëtarë të komisionin ishte për vizitë në fshatrat: Bresalc, Ponesh, Gumnisht, Cernice dhe Nasalë. /2LONLINE/