Të hënën (26.08.2019), bëhet prezantimi i projektit dyvjeçar për bashkëpunim ndërkufitar Gjilan-Kumanovë për treg të përbashkët. Në të njëjtën kohë, do të bëhet inaugurimi i tezgave mobile për fermerët dhe hapja e Tregut Mobil për produkte të freskëta.
Komuna e Kumanovës dhe Komuna e Gjilanit nga 8 janari 2018 janë duke zbatuar projektin: “Tregu i qëndrueshëm për produktet e freskëta të fermerëve në zonën ndërkufitare të Komunës së Gjilanit dhe Kumanovës”.
Projekti zbatohet në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Objektivi i projektit është: Maksimalizimi i shitjeve dhe fitimit të produkteve të freskëta lokale të fermerëve në Komunën e Gjilanit dhe Komunën e Kumanovës, përmes organizimit të tregjeve të përparuara të gjelbërta, trajnimeve te ndryshme që janë të parapara me projekt.
Përveç aktiviteteve te tjera, projekti parasheh si aktivitet të fundit edhe “Cross Border Week”.
Në këtë aktivitet fermerët nga Komuna e Gjilanit dhe Kumanovës do të promovojnë produktet e tyre në tezgat e reja mobile që gjithashtu do të promovohen.